Babadimrat e Hy-Eco’s shpërndajnë dhurata për fëmijët e klientëve

Në prag të vitit të ri, kompanitë ‘Hymeri Kleemann’, ‘Hy-Eco’ dhe ‘Mjeshtri’ kanë shpërndarë dhurata për më të vegjlit e klientëve të tyre, para disa banesave në lagje të ndryshme të Prishtinës.

Festës së Vitit të Ri më së shumti i gëzohen fëmijët dhe për këtë arsyeje Babadimrat e tri këtyre kompanive lider në fushat e tyre, Hymeri Kleemann, Hy-Eco dhe Mjeshtri të shtunën dhe të hënën kanë shpërndarë dhurata për fëmijët e mbi 3000 klientëve të tyre në lokacione të ndryshme të kryeqytetit. Dhurata janë shpërndarë në të gjitha banesat ku këto kompani kanë klientë të regjistruar.

E natyrisht gëzimi dhe buzëqeshja e fëmijëve nuk ka munguar kur kanë parë babadimrat. Ata menjëherë vraponin për të marrë nga një dhuratë apo edhe për të bërë fotografi me ‘babagjyshat’ mjekërbardhë. I njëjti aksion i shpërndarjes së dhuratave është zhvilluar edhe para banesave të familjeve me asistencë sociale.

Dhurata ka pasur edhe për ata fëmijë që nuk i kanë dalë për ti pritur babadimrat. Ata u kanë lënë nga një dhuratë tek secila hyrje në këto banesa. Babadimrat në të vërtetë ishin punëtoret e këtyre tri kompanive. E një nga ta ishte edhe menaxheri ekzekutiv, Dren Berisha, i cili foli për Express rreth këtij aktiviteti.

 

“Për herë të parë, Hymeri Klemann, Hy-Eco dhe Mjeshtri, kemi marrë si iniciativë që të shpërndajmë dhurata për të gjithë fëmijët e klientëve tanë”, tha Berisha.

“Përafërsisht i kemi të regjistruar rreth 3000 klientë. Të shtunën dhe të hënën kemi dalë në lokacione të ndryshme, para banesave të ndryshme të cilat ne i mirëmbajmë”, ka treguar tutje Dren Berisha.

Hymeri Kleemann dhe Hy-Eco dhe Mjeshtri, janë kompani të cilat mirëmbajnë, kryejnë riparime dhe instalime të ndryshme shtëpiake në Prishtinë. Shërbimet e tyre përfshijnë: projektim, instalim, mirëmbajtje, servisim të ashensorëve, pastrim dhe mirëmbajtje e përgjithshme e objekteve dhe shërbimet tjera si uji, rryma, nxemja dhe riparimet e tjera në shtëpi.

Ndërsa ky aktivitet ishte si dhuratë dhe falënderim për fundvit, për të gjithë klientët e tyre që vazhdimisht u kanë qëndruar besnik.