“Mjeshtri”, kompania që iu gjendet për gjithçka vetëm me një telefonatë

“Mjeshtri” është brend i Hy-Eco, i cili ofron shërbime mirëmbajtëse dhe instaluese lidhur me ujin, rrymën, nxehjen si dhe riparime të ndryshme. Mjafton të telefononi në 038/044/045/049/ 75 75 75, prej orës 08:00 – 17:00 dhe “Mjeshtri” vjen në shtëpinë tuaj. Por, në rast se ju keni nevojë urgjente, “Mjeshtri” është 24 orë në dispozicion tuajin dhe do t’ua sanojë problemin.

“Kompania ‘Hymeri Kleemann’, e cila vazhdimisht ka ofruar mirëmbajtje për banesa dhe ashensorë, nga tetori i 2014-ës, e ka parë të nevojshme krijimin një kompanie tjetër të veçantë, që në këtë rast është ‘Mjeshtri’. Ideja e kësaj kompanie është sajimi i probleme të ndryshme të ujit, rrymës, ngrohjes, etj..”, tregon për Express menaxheri ekzekutiv i kompanisë, Dren Berisha. Shërbimet e Mjeshtrit përfshijnë: riparimet e bojlerit, problemet me lavariçe, ndërrimin e siguresave dhe prizave, riparimet e dyerve dhe dritareve, ndërrimin e bravave e shumë e shumë shërbime tjera. “Mjeshtri” ofron edhe shërbimin e kontrollit të gypave të ndryshëm me kamera.

“Mjeshtri” është gjithmonë i gatshëm të rregullojë çdo problem që ju mund të keni në shtëpinë apo zyrën tuaj duke mos pritur gjatë.

“Stafi ynë ofron shërbime profesionale dhe efikase, me kujdes të veçantë që çdo nevojë e juaja të ketë një zgjidhje të thjeshtë dhe të shpejtë. “Mjeshtri” vjen tek ti për 15 minuta, apo më së shumti një orë“, tregon Berisha.

Po ashtu kjo kompani karakterizohet edhe çmime të favorshme dhe transparencë tek konsumatorët. Berisha tregon se: “‘Mjeshtri’ ofron çmime të volitshme për secilin shërbim, dhe për çdo pjesë që ju duheni ndërruar ju ofron transparencë në çmime me anë të faturave të “Al Trade – Bau Market”, ku edhe furnizohemi me ato pjesë“. Se ‘Mjeshtri’ ju kryen secilën punë që ju keni nevojë tregon edhe njëri nga punëtoret e kësaj kompanie, Ilir Gashi. Ai rrëfen një eksperiencë interesante gjatë punës dhe për një kërkesë shumë të veçantë që i është bërë. “Një herë më ka telefonuar njëri dhe me ka lutur për ndihmë për ta izoluar një kolibe të qenit, sepse nuk kishte kohë dhe kush të ja izolonte. Dhe ia izolova”, tregon Gashi për Express.