Rreth nesh

Mjeshtri është kompani e specializuar për shërbime mirëmbajtëse dhe instaluese lidhur me ujin, rrymën, nxemjen, klimatizimin, pajisje elektro-shtëpiake, riparime, molerim si dhe pastrime gjenerale. Mjeshtri u krijua në vitin 2014 si pjesë e Hymeri Group.

Mjeshtri është gjithmonë i gatshëm të rregulloj çdo problem që ju mund të keni në shtëpinë apo zyrën tuaj. Stafi ynë ofron shërbime profesionale dhe efikase, me kujdes të veçantë që çdo nevojë e juaj të ketë një zgjidhje të thjeshtë dhe të shpejtë.

Mjeshtri ka në menaxhim mbi 250 objekte banesore, 30 zyre, 2 qendra tregtare dhe ofron shbime për më shumë se 1000 klientë individual çdo muaj.

Shërbimet e Mjeshtrit përfshijnë: riparimet e bojlerit, problemet me lavatriqe, ndërrimin e siguresave dhe prizave, riparimet e dyerve dhe dritareve, ndërrimin e bravave e shumë e shumë shërbime tjera. Për çdo problem që keni:

Mjeshtri është për këto punë.